Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    300 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat/ Veliaj: Nga mjerë ata në lum personat që marrin apartamentet e reja

    August 21, 2024
    300 familje të prekura nga tërmeti në Kombinat/ Veliaj: Nga mjerë ata në lum familjet që marrin apartamentet e reja

    Një zonë banimi, me kushte e standarde bashkëkohore, do u japë mundësinë 300 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Kombinat, të nisin një jetë të re në apartamente me kushte shumë të mira.

    Duke inspektuar punimet që janë drejt përfundimit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se do të ndiqet e njëjta metodë në hedhjen e shortit, si në rastin e banesave në zonën e “5 Majit”.

    Ai siguroi se pavarësisht betejave penguese nëpër gjyqe nga partitë politike dhe problematikat e hasura me bllokimin e punimeve, Bashkia e Tiranës nuk e ka ndaluar asnjëherë punën.

     “Sot është një ditë e bekuar sepse kalojmë nga kur thoshim ‘mjerë ata që humbën shtëpitë e tërmetit’, në ‘lum ata që do të marrin shtëpitë e reja’. Ju jam mirënjohës për punën sepse dua që, kur qytetarët të kthehen nga pushimet në shtator, të gjejnë shkolla të reja, kopshte të reja, çerdhe të reja, dhe sidomos për qytetarët e Kombinatit të japim këto 300 apartamente, që zgjidhin pjesën më të madhe të nevojtarëve. Për të gjithë ato familje që kanë 5 vite që presin të vijë kjo ditë, më në fund kemi këtë lajm të mirë. Sigurisht, këtë lajm të mirë mund ta kishim patur më shpejt nëse nuk do kishim pasur problematikat që kemi hasur këtu me bllokimin e punimeve, me partiçka që na kanë çuar në gjykatë, ndërkohë që vetë sot nuk ekzistojnë më, kanë ndërruar emrin dhe janë bërë copë çikë”, tha Veliaj.

    Veliaj përmendi disa raste të projekteve dhe investimeve publike, investime të bllokuara prej ngërçit të krijuar nga disa institucione vendimmarrëse në vend.

    Kreu i Bashkisë u drejtoi një thirrje publike institucioneve gjyqësore, që të bashkëpunojnë në të mirë të interesit publik, për të çuar përpara punët e qytetit dhe të mos fokusohen tek interesi privat i disa zaptuesve.

    “90% të punëve i kemi me gjykatat administrative e civile. Sot vazhdojmë të jemi të bllokuar; pra, po mbarojmë ndërtimin këtu, por nuk kemi filluar te një seksion tjetër sepse një gjyqtar ka dhënë një masë bllokimi të punimeve. Një gjyqtar tjetër ka dhënë masë bllokimi për parcelat e varrezave në Sharrë. E njëjta gjë me një gjyqtar tjetër: njëri nga ndërtuesit, që ka ndërtuar pa leje mu në buzë të liqenit, ka vajtur në gjykatë dhe gjykatësi, mes interesit publik, – të atyre 250 mijë vetëve që argëtohen tek Parku i Liqenit, që është mushkëria më e rëndësishme e Tiranës, – dhe një zaptuesi, ia ka dhënë zaptuesit. Një gjyqtar tjetër, ka bërë të njëjtën gjë me një çerdhe dhe ne nuk lirojmë dot territorin e çerdhes. Po presim 7 vjet të zgjidhim çështjen e Kopshtit Botanik, e kështu me radhë. Kur të shkruhet një ditë historia e këtij qyteti, do të kujtohen edhe partiçkat, por edhe gjyqtarët, edhe ata që e penguan në mënyrë makabre zhvillimin e këtij qyteti”, tha Veliaj.

    Për kreun e Bashkisë, thelbi nuk është vetëm dhënia e shtëpive, por sigurimi i një bashkëjetese cilësore e të sigurt, si dhe krijimi i një hapësire komunitare për banorët.

    “Por thelbi i suksesit të këtij projekti nuk do të jetë dhënia e shtëpive të reja. Nëse këtu gëlon jeta, funksionon ndriçimi, kamerat e sigurisë, lulishtja për të moshuarit, parku për fëmijët, dhe për të gjitha këto kujdeset një sy nikoqir, për të mos lejuar amortizimine impianteve të të ujit, ndriçimit, utilitetet e ndryshme etj., atëherë kemi bërë vërtet një kryevepër. Bashkëjetesa është shumë e rëndësishme dhe unë jam i bindur se qytetarët e Kombinatit, siç kanë qenë mbështetës dhe të duruar në gjithë këto peripeci që kemi kaluar, do të jenë bashkëpunues edhe për të gjetur gjuhën dhe krijuar vërtet një formulë për bashkëjetese”, u shpreh kreu i Bashkisë.

     

    apartamentet e reja Kombinat Veliaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vëllai vret vëllanë në Kavajë

    June 25, 2026

    Komisioni i Territoriales thërret Veliajn më 30 qershor për dëgjesë: Bashkia të marrë masa për praninë e tij

    June 25, 2026

    Si ju sinjalizon trupi nëse veshkat janë në rrezik

    June 25, 2026

    Skandal/ Helmohen sërish nga ushqimi 50 studentë të Akademisë së Sigurisë

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.