Një denoncim ka mbërritur së fundmi në komisaritatin e Tiranës pasi një 41-vjeçar kërkoi ndihmë për gjetjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Burimet bëjnë me dije se bashkëshortja K. T., 25-vjeçe është larguar nga banesa së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.
Deri më tani burri nuk ka patur asnjë kontakt me të.
Sakaq policia ka nisur punën për gjetjen e tyre.
“Më datë 06.06.2025, shtetasi S. T., 41 vjeç, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij shtetasen K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete dhe dy fëmijët e tyre. Punohet për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin policisë.


