Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Rajon

    24 vjet nga Marrëveshja historike e Ohrit

    August 13, 2025
    Marrëveshja e Ohrit parashikoi ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar përfaqësim të barabartë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore.

    MAQEDONI E VERIUT– 24 vite më parë u nënshkrua Marrëveshja Kornizë e Ohrit, një nga dokumentet më të rëndësishme politike në historinë e Maqedonisë së Veriut që i dha fund kofliktit të armatosur të vitit 2001.

    Me Marrëveshjen historike të Ohrit mbështetur edhe nga ndërkombëtarët u vendos paqja dhe avancimi i të drejtave të qytetarëve e në veçanti të etnitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Dokumenti parashikoi ndryshime të thella kushtetuese dhe ligjore, duke garantuar përfaqësim të barabartë të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në institucionet shtetërore, përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, si dhe decentralizimin e pushtetit. Edhe pse zbatimi i saj ka qenë shpesh objekt debati dhe kritikash, kjo marrëveshje mbetet shembull i zgjidhjes së krizave përmes dialogut dhe kompromisit politik.

    Mickovski : Të bashkuar  jemi më të fortë

    Kryeministri i Maqedonisë së VeriutHristijan Mickovski me rastin e përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit theksoi, se së bashku të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjedhin unitetin mbi përçarjen sepse vetëm në këtë mënyrë së bashku do të jemi më të fortë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.

    “Të gjithë kemi detyrim të sigurojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët. Të ndërtojmë së bashku dhe të zgjidhim problemet së bashku. Valixhet që po largohen nuk kanë kombësi,” nënvizon kryeministri Mickoski.

    Përçarja nuk zgjidh problemet duhet të zgjedhim të ardhmen përpara së kaluarës, ta zgjedhim dashurinë për atdheun përpara urrejtjes.

    “Historia na mëson, se atdheu nuk mbrohet me armë, ai mbrohet me besim, me respekt, me vizion. E vizioni që kam për Maqedoninë është i qartë – një vend ku qytetari është i lirë, institucionet janë të drejta dhe dallimet respektohen”, është shpreh Mickovski.

    Mexhiti: Fryma e Ohrit gjallë në politikat e sotme qeveritare

    Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti theksoi, se Marrëveshja e Ohrit është një dokument që paraqet vizion politik dhe institucional mbi të cilin ndërtohet shteti modern për të gjithë.

    “Marrëveshja e Ohrit është themeli mbi të cilin zhvilluam një qasje të re për ndërtimin e shtetit. Një qasje që e sheh barazinë, përfshirjen dhe të drejtat si elemente të pandashme të funksionimit demokratik. Politikat tona qeveritare bazohen pikërisht në këtë frymë – të krijojmë një shtet që u shërben të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje apo përkatësie politike. Mbi këtë marrëveshje kemi vendosur një sërë reformash dhe politikash me qëllim që institucionet t’i transformojmë nga struktura të mbyllura në mekanizma të hapur”, deklaroi zëvendëskryeministri Izet Mexhiti.

    Shqiptarët dhe maqedonasit, por edhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike, nuk janë thjeshtë pjesë e një shteti, ata janë bashkëthemelues të tij. Ne nuk mund të shmangim njëri tjetrin dhe as duhet të provojmë. Jemi të thirrur të jetojmë së bashku, të krijojmë së bashku, të ndërtojmë një të ardhme për brezat që vijnë, vlerëson Mexhiti .

    Gashi: Marrëveshja e Ohrit dokument që duhet respektuar

    Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë, se kjo marrëveshje historike mbetet jetike, jo vetëm për shqiptarët, por për ndërtimin e një shoqërie demokratike, të barabartë dhe të integruar.

    “Është koha për unitet politik dhe vizion të përbashkët që dispozitat e neglizhuara me vite të kësaj marrëveshjeje të përmbushen me seriozitet dhe me përkushtim të shqyrtohet avancimi i saj. Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i paqes, por udhërrëfyes për zhvillimin e bashkëjetesës me dinjitet dhe barazi,” thekson Afrim Gashi kryetar i parlamentit.

    Njëri nga protagonistët kryesor në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit,  Naser Ziberi, thekson se edhe pas 24 vite të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ende ka çështje të pa mbyllura, por kalimi i kohës ndoshta imponon nevojën e ndryshimeve të disa çështjeve për të cilat duhet gadishmëri politike. Sipas tij, dy komunitetet më të mëdha në vend nuk kanë qasjen e njëjtë tek zbatimi i kësaj marrëveshjeje./DW

    24 vite Marrëveshja e Ohrit ohri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje

    February 9, 2026

    Analisti: Prokurori ka tejkaluar kompetencat, Veliaj ende nuk është njohur me dosjen

    February 9, 2026

    Arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Greqi, dhunoi berberin dhe i dëmtoi makinën

    February 9, 2026

    Starmer nën presion, udhëheqësi laburist kërkon dorëheqjen e tij pas dosjes “Epstein”

    February 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Parashikimi i horoskopit 9 Shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.