Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mbi 222 mijë ​​dollarë për t’u ringjallur/ Kompania “Tomorow Bio” ruan trupat e njerëzve të vdekur në temperatura minus 190 gradë Celsius

    August 22, 2024
    Mbi 222 mijë ​​dollarë për t'u ringjallur/ Kompania "Tomorow Bio" ruan trupat e njerëzve të vdekur në temperatura minus 190 gradë Celsius
    Kompania Tomorrow Bio po bën hapa përpara në ruajtjen e trupave të vdekur të ngrirë, në mënyrë që ata një ditë të ringjallen.

    GJERMANI– “Qetësohu! Një startup i teknologjisë së lartë po u jep njerëzve mundësinë për të ngrirë në mënyrë kriogjenike kufomat e tyre me shpresën se ato mund të ringjallen një ditë në të ardhmen e largët.”- kështu nis artikulli i New York Post.

    Është kompania “Tomorrow Bio”, me bazë në Berlin, në të cilën të jepet mundësia që me 222,603 ​​dollarë plus një tarifë mujore prej 55 dollarësh do të ngrijë trupin e një personi që ka vdekur së fundmi duke përdorur teknologji të sofistikuar.

    Ruajtja e trurit të dikujt, në të njëjtat kushte, kushton rreth 83 mijë dollarë, raporton New York Post.

    “Unë besoj se gjatë jetës sime dhe aktualisht jam 40 vjeç, do të dëshmoj ringjalljen e organizmave komplekse.”- tha bashkëthemeluesi i kompanisë, Fernando Azevedo Pinheiro.

    Ai shton se kriopservimi ofron shpresë dhe një ndjenjë sigurie, duke ofruar një rrugë të mundshme për zgjatjen e jetës. Kompania me bazë në Berlin pretendon se deri më tani ka ngrirë gjashtë të vdekur dhe pesë kafshë shtëpiake, ndërsa ata kanë një listë pritjeje prej 650 emrash.

    “Asnjë prej tyre nuk pret të vdesë së shpejti”, tha Pinheiro.

    Si funksionon sistemi?

    Procesi i kriopservimit fillon pasi pacienti shpallet ligjërisht i vdekur. Trupat transportohen në mjete të pajisura posaçërisht që funksionojnë si “dhoma të lëvizshme kirurgjikale”. Lëngu i trupit zëvendësohet me një substancë që i ngjan antifrizit, për të parandaluar dëmtimin e pakthyeshëm të indeve nga i ftohti.

    Temperatura bie në -190 gradë Celsius, për më shumë se një javë, përpara se trupi të ruhet në një dhomë të gjatë çeliku që mbushet çdo javë me azot të lëngshëm.

    Kompania ka qendra në të gjithë Evropën, duke përfshirë Berlinin, Cyrihun dhe Amsterdamin, si dhe një në New York. Nëse “Tomorrow Bio: falimenton në të ardhmen, pra zhduket nga tregu, trupat e ngrirë i dorëzohen organizatës simotër “Tomorrow Patient Care Foundation”.

    Kompania pretendon se paratë e investuara, të cilat mund të mbeten pas ringjalljes së klientëve të tyre, kthehen menjëherë./NYPost.

    222 mijë ​​dollarë për t'u ringjallur Fernando Azevedo Pinheiro Kompania "Tomorow Bio"
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.