Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Përdorimi i Gardës Kombëtare në Uashington i paligjshëm

    November 22, 2025

    Që nga gushti, ushtarët kanë patrulluar kryeqytetin e SHBA-së, Uashington. Tani, një gjyqtare federale ka vendosur, se vendimi i Presidentit Trump ishte i paligjshëm.

    Një gjyqtare federale e ka shpallur të paligjshme vendosjen e Gardës Kombëtare në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington. Autoritetet tejkaluan kompetencat e lejkuara me ligj, konstaton gjyqtarja Jia Cobb. Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump nuk duhet ta kishte aktivizuar njësinë e kryeqytetit pa një kërkesë të qartë nga autoritetet lokale. Për më tepër, nuk duhet të kishte urdhëruar trupa të Gardës Kombëtare nga shtete të tjera në Uashington për qëllime policore, thuhet në vendim. Cobb urdhëroi që vendosja e Gardës Kombëtare të ndërpritej, por brenda tre javësh administrata Trump mund të apelojë këtë vendim. Prandaj, urdhri do të mbetet në fuqi deri më 11 dhjetor.
    Trump e justifikon vendosjen e trupave

    Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Normalisht është nën kontrollin e shteteve individuale dhe vendoset në ndonjë vend në situata të tilla si fatkeqësi natyrore, trazira civile ose emergjenca të tjera. Megjithatë, në situata të caktuara, Presidenti i SHBA-së mund të marrë edhe komandën dhe ta dërgojë ate në ndonjë rajon.

    Trump urdhëroi Gardën Kombëtare të shkonte në Uashington në gusht, duke justifikuar mobilizimin e saj me krim të supozuar të përhapur. Statistikat e krimit nuk e mbështesin këtë pretendim. Qyteti ndërmori veprime ligjore kundër vendosjes. Në urdhrin e saj, Cobb përshkroi se si trupat e Gardës Kombëtare ishin të pranishme në monumente, në stacione metroje dhe në lagje banimi të kryeqytetit.

    Kostot rreth një milion dollarë në ditë
    Sipas raporteve të medias, rreth 2.300 trupa të Gardës Kombëtare janë aktualisht të vendosura në Uashington, D.C. Cobb deklaroi se ata janë planifikuar të qëndrojnë në qytet deri në fund të shkurtit 2026. Rrjeti CNN vlerëson koston në afërsisht një milion dollarë në ditë. Trump vendosi trupa të Gardës Kombëtare për të patrulluar edhe në qytete të tjera. Kritikët paralajmërojnë se ai po i përdor trupat si një terren prove për një stil qeverisjeje gjithnjë e më autoritar. Disa procedura ligjore janë duke u zhvilluar në lidhje me këto vendosje./dw

    Përdorimi i Gardës Kombëtare SHBA Uashington
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Milani kërkon pasuesin e Igli Tares, një italian është në garë për postin e drejtorit sportiv

    June 20, 2026

    Zvicra thotë se po vazhdojnë bisedimet Iran-SHBA

    June 20, 2026

    Gent Progni i mek fare Piranjat: Ata që janë mësuar të kapin njerëzit për xhakete me kamera në dorë

    June 20, 2026

    Protesta/ Rama: Dy fotografi dhe dy fytyrat e një simboli të thirrjes për diasporën

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.