Vëllai i Hekuran Dedës, ka dalë nga Prokuroria e Posaçme dhe duke iu përgjigjur interesit të mediave, ka thënë se SPAK ka përparuar hetimet për sa i përket çështjes së 21 janarit.
Vëllai i Hekuran Dedës u shpreh se beson se ngjarja do të zbardhet. Ai deklaroi se në SPAK do të dëshmojnë dhe vëllezërit e tjerë të tij.
Vëllai i Hekuran Dedës: Ato gjëra që na kërkuan ne i thamë. Besoj se 21 janari do zbardhet si ngjarje. SPAK kishte përparuar me hetimet. Po janë thirrur edhe vëllezër të tjerë për të dëshmuar.
Pyetje: Çfarë kërkuat në SPAK?
Zabit Deda: Ato që na kërkuan i kemi thënë…
Pyetje: A keni besim se kjo ngjarje do të zbardhet?
Zabit Deda: Shpresoj se do të zbardhet./Radar.al


