Site icon Informohu siç duhet

Dosja “21 Janari”/ SPAK merr në pyetje dy vëllezërit e Hekuran Dedës

Dosja "21 Janari"/ SPAK merr në pyetje dy vëllezërit e Hekuran Dedës

TIRANË – Sot janë paraqitur në Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dhënë dëshitë e tyre Agim dhe Zabit Deda, dy vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej 4 viktimave të “21 Janarit”.

Janë bërë plot 14 vite nga tragjedia e 21 Janarit, ku u vranë 4 persona në protestën e opozitës së asaj kohe,  në tubimin para Kryeministrisë dhe qeverisë “Berisha”. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika janë protestuesit që u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protestës së Partisë Socialiste, që ishte atë kohe në opozitë. Ata sot kanë marrë statusin e “Dëshmorit të Atdheut”, ndërsa familjarët përsërsin vazhdimisht apelin për drejtësi./Radar.al 

Vijonë hetimet për 21 Janarin. SPAK kërkon të gjitha provat ekzistenciale

21 Janari/ Rama: Fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…

Exit mobile version