TIRANË– Erion Veliaj ka folur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ku deklaruar pretendimet e tij, duke kundërshtuar shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës.
Ndër të tjera kreu i pezulluar i Bashkisë Tiranë tha se se ka pritur 9 muaj për të folur 9 minuta dhe për t’u dëgjuar pas një sage të gjatë zhgënjyese. Veliaj deklaroi se po flet para Gjykatës Kushtetuese si kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa ngriti pyetjen se çfarë ka bërë që të jetë i mbyllu në qeli.
“Kam pritur 9 muaj për këto 9 minuta. Beteja ime për tu dëgjuar prej jush vjen pas një sage të gjatë, zhgënjyese me thënë të drejtën, për të dëgjuar çfarë paskam bërë që jam rrëmbyer nga zyra ku më kanë zgjedhur qytetarët dhe jam mbyllur në një qeli. Në një regjim burgosje më të rendë sesa vrasësit serialë. Kam më shumë policë në gjykatë kushtetuese sesa avokatë.”-tha ai./Radar.al


