TIRANË– Seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë ka nisur sot me një minutë heshtje në nderim të gjykatësit Astrit Kalaja.
Ky i fundit u vra tre ditë më parë brenda sallës së gjyqit, menjëherë pas shpalljes së vendimit.
NGJARJA 6 Tetor 2025
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 6 Tetorit menjëherë pas përfundimit të një seance gjyqësore për një çështje pronësie në Shkodër, e cila ishte në shqyrtim në Apelin e Tiranës. Bëhet me dije se gjyqtari Astrit Kalaja ka dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga Elvis dhe Gjon Shkëmbi. Me dhënien e verdiktit, Elvis Shkëmbi ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e goditur në gjoks dhe lënë të vdekur në vend. Gjatë të njëjtës ngjarje, janë plagosur edhe babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, pala tjetër në proces, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën./Radar.al


