Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    20 persona të lënduar nga fishekzjarrët gjatë ndërrimit të viteve

    January 1, 2026

    Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, deri në orën 01:30 të datës 01.01.2026, në rang vendi janë raportuar 20 shtetas të lënduar, fatmirësisht pa rrezik për jetën. Mes tyre është edhe një e mitur 13-vjeçare, e cila ka pësuar gërvishtje në parakrah, dyshohet nga një plumb qorr, në zonën e Vaqarrës.

    Sipas të dhënave zyrtare, 16 raste janë regjistruar në Tiranë, 2 në Durrës, ndërsa nga 1 rast në Lezhë, Fushë-Arrëz dhe Korçë.

    Në kuadër të masave për sigurinë gjatë natës së ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e DVP Tiranë, zhvilluan një takim me shërbimet e Policisë Rrugore dhe me punonjësit e Sallës së Komandimit të DVP Tiranë.

    Gjatë takimit, Drejtori Proda uroi Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, veçanërisht ata në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

    Ai theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se kontrollet policore kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve. Drejtori i Përgjithshëm kërkoi profesionalizëm, korrektësi, komunikim etik dhe kujdes maksimal gjatë ushtrimit të detyrës.

    Në momentin e ndërrimit të viteve, Proda inspektoi Sallën e Komandimit të DVP Tiranë, ku vlerësoi rolin kyç të kësaj strukture në menaxhimin dhe koordinimin e situatave operative, duke theksuar se çdo telefonatë dhe informacion duhet trajtuar me seriozitet maksimal.

    Policia e Shtetit bën me dije se shërbimet policore në të gjithë vendin vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë, duke monitoruar qarkullimin rrugor, ambientet festive dhe gjithë territorin.

    fishekzjarret
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga fama te prangat/ Arrestohet aktori Mishel Prela pas përplasjes me policinë, rikthehet historia e tij e trazuar

    April 20, 2026

    Banesa e Zaniolos grabitet gjatë natës, futbollisti reagon: Mund të ma kërkonit dhe jua dhuroja

    April 20, 2026

    Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

    April 20, 2026

    Anne Hathaway shpallet “Gruaja më e bukur në botë” nga revista People

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.