Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Çmimet Emmy/ Owen Cooper, 15-vjeçari i serialit “Adoleshenca” fiton çmimin si aktori më i mirë

    September 15, 2025
    Çmimet Emmy/ Owen Cooper, 15-vjeçari i serialit “Adoleshenca” fiton çmimin si aktori më i mirë
    Owen Cooper

    BRITANI E MADHE- Ylli i serialit dramatik britanik “Adoleshenca”, Owen Cooper ka hyrë në histori si fituesi më i ri i çmimit Emmy në kategorinë “Aktori më i mirë mbështetës”.

    Cooper, vetëm 15 vjeç portretizoi Jamie Miller në serinë shumë të vlerësuar nga kritika, e cila triumfoi në disa prej kategorive kryesore të çmimeve, duke përfshirë edhe çmime për bashkëaktorët e tij Stephen Graham dhe Erin Doherty, si dhe për regjisorin Philip Barantini.

    Adolescence, që më herët këtë vit dominoi listat e më të shikuarave në Netflix, rrëfen historinë e një 13-vjeçari të arrestuar për vrasjen e një shoku klase. Seriali është përshëndetur jo vetëm për tematikën e ndjeshme që trajton, por edhe për realizimin teknik të veçantë, çdo episod është xhiruar në një plan të vetëm pa ndërprerje.

    Cooper, i cili ishte vetëm 14 vjeç gjatë xhirimeve dhe nuk kishte aktruar kurrë më parë, arriti të lërë pas emra të mëdhenj të industrisë si Javier Bardem, Peter Sarsgaard si dhe bashkëaktorin e tij nga Adolescence, Ashley Walters.

    Në fjalimin e tij të pranimit të çmimit, Cooper tha se para tre vitesh nuk ishte askushi.

    “Është e pabesueshme. Kur nisa klasat e dramës disa vite më parë, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të isha në Shtetet e Bashkuara, e aq më pak në këtë skenë. Mendoj se kjo natë dëshmon që, nëse dëgjon, fokusohet dhe del nga zona jote e rehatisë, mund të arrish gjithçka në jetë.”/Radar.al 

    Jamie Miller Owen Cooper Stephen Graham
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kishim planifikuar një dasmë madhështore”/ Juela Nikolli rrëfen momentet e vështira të vdekjes së të fejuarit

    April 18, 2026

    Detaje të reja nga tragjedia në Itali, shqiptari në orarin e punës mori çengelin dhe…

    April 18, 2026

    Shqiptari e përplasi me makinë, ndërron jetë pas një jave në spital pensionisti italian

    April 18, 2026

    Ky është spraji që efektivët hodhën për shpërndarjen e protestuesve të PD, përdoret prej dekadash nga policia

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.