Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Ferizaj, ku një 19-vjeçar, E.M., ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare në rrugën “Mejdi Xhaferri”.
Policia konfirmon se i riu u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, por pas një reagimi të shpejtë u arrestua. “I dyshuari është lokalizuar dhe vënë në pranga. Është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer plagosja,” thuhet në njoftim.
E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK, ndërsa motivi i sulmit mbetet i paqartë. Prokurori i shtetit është vënë në dijeni për rastin.


