Vdekja e 17-vjeçares në qytetin e Durrësit si pasojë e meningjitit akut, ishte një lajm tronditës. Epidemiologu Ilir Alimehmeti nga studioja lëvizëse e “Aldo Morning Show” sqaroi publikun sa i përket sëmundjes. Sipas tij raste të tilla janë shumë të rralla, por nga ana tjetër dhe shumë serioze.
Për sa i përket meningjitit, ka shumë arsye në vetvete që të vijë, bakteriale, virale ,e arsye të tjera me radhë. Supozohet, sepse ISHP-ja nuk ka dalë për të parë se çfarë lloj meningjiti është, por duke parë anën klinike si është prezantuar e me radhë. Mendohet me të drejtë që mund të jetë një meningjit bakterial. Po të shqetëson, kam pasur telefonata që thonë ‘ore a është shqetësuese’, plasi meningjiti vërdallë. Po të shihni lajmet, vit për vit kemi raportuar. Çdo vit kemi pasur raste në zona të ndryshme. Këto janë baktere që ndodhen në fytin dhe hundën e personave, shumë persona i kanë këto dhe nuk i shkakton asgjë. Në ndonjë rast të rrallë shkojnë dhe bëjnë këto forma, këto sëmundje, por janë raste të rralla fatmirësisht. Janë raste të rralla, por serioze. Duke qenë sëmundja shumë e rrufeshme është një risk që mund të infektohet persona të kontaktit shumë të ngushtë, familjarë apo personeli mjekësor që është marrë me të dhe për këta patjetër që ekziston një vaksinë, për njerëzit e kontakteve shumë të ngushta. Megjithatë duke qenë shumë e rrallë ata me të vërtet mund të ekspozohen, por jo se zhvillojnë sëmundje. Kështu që është e rëndësishme që t’i qetësojmë njerëzit, sepse këto janë ato streset që na lindin ne përditë.
Humbi jetën nga meningiti, Noela kishte pasion pikturën. Stafi i gjimnazit dedikim drithërues


