Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar sipas Barometrit 2024, 20% në Kosovë

    September 27, 2024
    16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar sipas Barometrit 2024, 20% në Kosovë

    TIRANË– Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me Kosovën kryesojnë për nivelin e lartë të emigrimit.

    Sipas rezultateve të anketës nga Barometri i Ballkanit, 16% e qytetarëve të anketuar më 2024 (1000 gjithsej) deklaruan se janë në proces përgatitje për t’u larguar nga vendi, duke lënë pas vetëm Kosovën, ku 20% e qytetarëve të saj janë në përpjekje për të ikur dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut.

    Serbia shihet të ketë nivelin më të ulët të qytetarëve, rreth 6%, që po bëhen gati për lënë vendin nëpërmjet kontratave të punës apo mënyrave të tjera të emigrimit.  Duket se emigrimi po vjen duke u stabilizuar edhe në Bosnjë, në të cilën vetëm 8% e personave të anketuar kanë pohuar se janë në përgatitje për t’u larguar. Gjithashtu në Malin e Zi 12% janë duke përgatitur për t’u larguar nga vendi.

    Kosova shihet të ketë numrin më të lartë të qytetarëve që planifikojnë të largohen për shkak të hapjes së vonë të regjimit të vizave.

    Ballkani Perëndimor ka njohur valë të forta të emigrimit vitet e fundit, duke krijuar mjaft problematika në ekonomitë e vendeve. Shqipëria dhe Bosnja kryesojnë për ritmet e larta të largimit, por teksa në Bosnjë ka një lloj qetësimi, në Shqipëri emigracioni vijon të jetë një plagë që sa vjen e thellohet.

    Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsisë do të çojë popullsinë e Shqipërisë në rënie pa kthim në të gjithë skenarët.

    Më herët gjatë muajit korrik, Kombet e Bashkuara në projeksionet e reja “Rishikimi i Perspektivës së Popullsisë Botërore 2024” e renditën Shqipërinë si vendin me rënien më të madhe të popullsisë ndërmjet 2024-2054 në rang global.

    Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme. Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë.

    Gjithashtu OKB e renditi Shqipërinë si vendin me rënien më të fortë të normave të lindshmërisë (fertilitetit) për grua me rreth 15% deri në vitin 2054 në rang global.

    Një nga strategjitë që rekomandon OKB është që vendet me rënie të popullsisë duhet të bëhen gjithëpërfshirës, duke futur në tregun formal të punës grupe që tradicionalisht janë përjashtuar, si gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

    Një qasje tjetër që rekomandohet është rritja e produktivitetit të punonjësve duke investuar në formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke përdorur teknologjisë, duke përfshirë robotikën, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (AI). imigrimi (prurjet e emigrantëve) mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore të lidhur me plakjen e popullsisë, të paktën në afat të shkurtër.

    Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsisë ose plakjen e popullsisë në terma afatgjatë, por nuk duhet parë si një “zgjidhje” për atë që në fund të fundit është një proces universal dhe i pakthyeshëm: tranzicioni demografik./MONITOR

    16% e shqiptarëve Vala e largimeve nga vendi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Amorim bën lëvizjen e parë, telefonon Leao dhe synon t’i mbushë mendjen të qëndrojë te Milan

    June 26, 2026

    Aksident në Sarandë/ Makina përfundon jashtë rrugës, ndahet më ‘dysh’ nga barrierat mbrojtëse

    June 26, 2026

    Franca mbyll 3 reaktorë bërthamorë teksa vala e të nxehtit rëndon sektorin energjetik

    June 26, 2026

    Spektakël në Botëror! Brazili, Holanda dhe organizatorët mësojnë kundërshtarët e turit 1/16

    June 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.