Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe sa do të jenë temperaturat

    Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    14 vite nga 21 Janari/ Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

    January 21, 2025
    14 vite nga 21 Janari/ Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë
    Sali Berisha

    TIRANË– Sot në 14-vjetorin e ngjarjes së rëndë të 21 Janarit, kreu i PD-së Sali Berisha në një konferencë për media ka folur edhe për protestën e përgjakshme të organizuar para Kryeministrisë, ku mbetën të vrarë katër persona.

    Berisha thotë se keqardhjen për viktimat e kishte shprehur që në natën e 21 janarit 2011.

    “Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur,” tha Berisha, duke i shtuar më tej se ishte shprehur gjithashtu për hetimin ndërkombëtar të ngjarjeve, kërkesë që e bëri po atë natë dhe më pas. Kreu i PD theksoi se një hetim ndërkombëtar ishte kërkuar edhe nga disa institucione ndërkombëtare, të cilat sipas tij e kishin cilësuar protestën si një ngjarje me agjendë politike. “Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte agjendë politike.”- theksoi Berisha.

    Sipas ish-kryeministrit, përdorimi politik i ngjarjes është një tentativë për të fshehur përgjegjësitë e atyre që organizuan dhe drejtuan protestën. Berisha theksoi se ngjarja ishte përdorur për të përmbysur qeverinë e tij dhe për të synuar pushtetin politik. “Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike,” tha Berisha./Radar.al

    21 janari Berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    April 20, 2026

    Reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe sa do të jenë temperaturat

    April 20, 2026

    Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

    April 20, 2026

    Këmbimi valutor 20 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.