Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Edhe ne kemi mungesa si Bajerni”/ Inzagi: Duhet të shkojmë sa më larg në Champions

    April 8, 2025
    “Edhe ne kemi mungesa si Bajerni”/ Inzagi: Duhet të shkojmë sa më larg në Champions

    TIRANË– Interi i Simone Inzagit zhytet sërish në Ligën e Kampionëve pas barazimit ndaj Parmës në kampionat, me synimin për të vazhduar të ndjekë ëndrrën e trefishtë. Sot, në 21:00, kampionët e Italisë do të përballen me Bajernin e Mynihut në ndeshjen e parë çerekfinale dhe do ta bëjnë këtë me disa ide, të cilat trajneri zikaltër nuk ka ngurruar t’i tregojë edhe në konferencë për shtyp.

    Çfarë ndeshje prisni?

    Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi shumë të fortë në një stadium të bukur e në një atmosferë të mrekullueshme. Por ne e dimë përpjekjen që kemi bërë për të arritur këtu dhe do të shfrytëzojmë shanset tona. Duhet të jemi të zotë në gjithçka.

    Ashtu si Bajerni keni edhe ju mungesat tuaja?

    Kemi disa lojtarë që ankojnë dhimbje, fundja si të gjitha skuadrat që luajnë kaq shumë. Por ne e dimë se cila është rruga jonë në Champions, pozicioni në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Pas kësaj ndeshjeje do të kemi një ditë e gjysmë për të menduar për kampionatin, pastaj sërish Champions, pastaj kampionatin dhe Kupën e Italisë. Është një sezon i gjatë dhe intensiv, por jemi krenarë që jemi këtu.

    Si është gjendja e ekipit?

    Bastoni dhe Çalhanoglu u stërvitën me grupin. Dimarko bëri një seancë veçmas, ndërsa Lautaro është mirë dhe do të luajë ndaj Bajernit. E rikuperojmë Barelën pas skualifikimit, por nuk do të kemi Asllanin. Përballë kemi një Bajern me eksperiencë dhe që bën presion. Për më tepër ka përvojën që ka arritur në fund të këtij kompeticioni për shumë sezone. Gjithmonë më masakroni për zëvendësimet, por 4 nga 5 që bëra kundër Parmës ishin për shkak të dëmtimeve. Lautaro duhet të luante vetëm 45 minuta, Çalhanoglu kishte mbingarkesë. Kështu që nuk jemi as ne në moment të mirë si Bajerni. Duhet të tregojmë që jemi skuadër.

    Jeni ju apo bavarezët favoritë?

    Ata janë favoritët së bashku me Real Madridin, por ne duam të luajmë një ndeshje të madhe. E dimë se cila ka qenë rruga jonë. Në katër vitet që kam qenë tek Interi, nuk kemi bërë kurrë zgjedhje, duke i dhënë gjithmonë përparësi ndeshjes së radhës. E dimë se përfaqësojmë një klub të madh, ka një dëshirë të madhe për të luajtur këtë tremujor me një ekip shumë të fortë, por për të cilin duam të krijojmë probleme./PanoramaSport

    Mbërrijnë në Durrës 3 anijet italiane, ‘Libra’ i dhurohet Shqipërisë

    Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës

    bajerni Champions Inzagi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emiratet e Bashkuara ndjekin shembullin e Anglisë e Australisë! Ndalojnë rrjetet sociale për të miturit nën 15 vjeç

    June 18, 2026

    Kërkimet për Eglant Koçin/ Gjendet një trup i pajetë në Ibë të Tiranës, dyshohet se i përket 34-vjeçarit

    June 18, 2026

    Takimi i ministrave të NATO-s, Nufi: Investimet në mbrojtje garanci për sigurinë kolektive

    June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.