Site icon Informohu siç duhet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama pritet të prezantojë sot programin e PS

Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama pritet të prezantojë sot programin e PS

Kryeministri Edi Rama

TIRANË– Sot, këtë të enjte të 27 Marsit pritet që Kryeministri Edi Rama të prezantojë programin e Partisë Socialiste, para zgjedhjeve të 11 Majit.

Në takimet dhe komunikimet e deritanishme, ai ka deklaruar se në fokus të mazhoritarëve janë dy fusha, drejtësia dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë mbetet për t’u parë në detaje gjithë programi i socialistëve për çdo sektor dhe projektet që synohen të realizohen nëse fitojnë mandatin e 4-ërt.

Rritja e pagave me 300 Euro mësohet se është një pikë objektivi e po ashtu nxitja e sektorit privat. Infrastruktura dhe menaxhimi i fluksit turistik janë po ashtu kyçe për forcën që aktualisht qeveris vendin.

Kujtojmë se pak ditë më parë, pamë kryeministrin në mes të “projeksioneve” të përgatitura me teknologjinë e fundit. E nisi me punën e bërë në 12 vite, duke përfunduar në atë çfarë synohet të arrihet më tej, i bindur për fitoren e radhës!/Radar.al

“E bija e deputetit dr*gohej në Dhërmi”/ Karamuço: Politikani i tha Policisë vetëm ma gjeni gjallë

Exit mobile version