Site icon Informohu siç duhet

12 ditë nga arrestimi, si është gjendja shëndetësore e Ilir Metës? Ja kush e ka takuar deri tani

Arrestimi i Ilir Metës/ Reagon zyra e delegacionit të BE në Shqipëri: Nuk komentojmë çështjet që janë në hetim

Ilir Meta

Ish presidenti i vendit, Ilir Meta u arrestua të hënën e 21 tetorit nga agjentë të BKH pranë Kthesës së Kamzës.

Sot ai bën 12 ditë nga arrestimi. Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, foli për gjendjen momentale të ish-presidentit Meta.

“Po, unë komunikoj në mënyrë permanente me presidentin Meta. Për fat gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe deri tani nuk ka pas asnjë problem.

Në qeli i vetëm, me TV. Ha ushqime që ia sjellin nga jashtë. Gazetarja: Ju tregoj kërkesën e parë që bëri Ilir Meta si i burgosur

Arrestimi i tij ka të bëjë me një rast shumë të rëndë. Njëri nga drejtuesit kryesorë të opozitës është arrestuar me burg pa prova, pa fakte dhe pa të drejtë. Nëse ka një ngjarje më të rëndë për një opozitë se kjo, përfshirë ndalimin politik të zotit Berisha, kjo mjafton për të treguar panoramën se në çfarë gjendje ndodhemi.

Në fakt unë nuk e kam takuar, nuk lejohet takimi. Vetëm familjarët e kanë takuar vajza dhe djali”.

Exit mobile version