Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Garon në listë e hapur të PS në Vlorë/ Gjiknuri: Nder dhe përgjegjësi

    March 13, 2025
    Garon në listë e hapur të PS në Vlorë/ Gjiknuri: Nder dhe përgjegjësi
    Damian Gjiknuri

    TIRANË-Damian Gjuknuri, deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar për të parën herë për listën e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, ku emri i tij përfundoi në listën e hapur të qarkut të Vlorës.

    Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se rikthimi në qarkun bregdetar është nder dhe përgjegjësi për të. Ai duket se nuk i trembet garës për një vend në Kuvend, duke kujtuar fitoret me rekord votash të zgjedhjeve në vitet 2017, 2019 dhe 2021.

    Gjithashtu Gjiknuri ka nënvizuar se kushdo që e njeh, qoftë edhe rivalët në kampin opozitar, e kanë të qartë se Gjiknuri është i gatshëm t’i luftojë betejat politike deri në fitore.

    POSTIMI I DAMIAN GJIKNURIT:

    RIKTHIMI NË VLORË ËSHTË NDER DHE PËRGJEGJËSI

    Rikthehem me shumë kënaqësi në familjen socialiste të qarkut Vlorë, ku me punën e palodhur dhe angazhimin e përbashkët shënuam rezultatet më spektakolare, me fitoret e njëpasnjëshme dhe me përqindje votash rekord në tre procese zgjedhore në 2017, 2019 dhe 2021.

    Rikthehem për të çuar përpara punën që lamë në mes për shkak të detyrave të reja që mu ngarkuan si Sekretar i Përgjithshëm dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit.

    Së bashku e bëmë Vlorën të ndjehet krenare dhe konfirmuam se ajo mbetet shpirti e zemra e socialistëve. Ajo ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë lokomotiva që udhëheq Partinë Socialiste drejt sukseseve elektorale.

    Që në ditën e parë të angazhimit tim politik, jam udhëhequr nga disa parime dhe kam patur për mision, të rri në lartësinë e vlerave dhe kontributit të babait tim, i cili ishte jo vetëm aktivist i nderuar i shoqërisë civile por më tej edhe ndër deputetët e parë të Partisë Socialiste.

    Nuk kam patur kurrë iluzionin se me përfshirjen në politikë nuk do të merrja kosto e nuk do të tentonin të më baltosnin. Me rëndësi për mua ka qenë të jem besnik i trashëgimisë qytetare dhe politike të familjes sime. Kam qenë gjithmonë besnik i vlerave të majta socialiste dhe kam shërbyer në çdo moment kudo ku më kanë dhënë besimin të shërbej. Një angazhim gjithnjë në mbrojtje e respekt të interesave të çdo qytetari shqiptar dhe padiskutim edhe të çdo anëtari e simpatizanti të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

    Kam punuar çdo ditë e kudo me objektivin për ta forcuar Partinë Socialiste dhe rritur fuqinë e saj për transformimin e vendit. Falënderoj përzemërsisht qytetarët e Gramshit që në rrugën time politike më besuan për herë të parë duke më zgjedhur dy herë rresht deputet në 2009 dhe 2013. Respekt për qytetarët e mençur të Dibrës me të cilët shënuam një fitore të thellë në 2016, në një moment delikat politik kur kërcënohej vijimi i qeverisjes së PS-së. Mirënjohje për qytetarët e Qarkut të Elbasanit dhe socialistët me të cilët punuam dhe garantuam një fitore të qartë e të pastër në 7 bashkitë në zgjedhjet e vitit 2023./Radar.al

    11 Maj zgjedhjet 2025 Damian Gjiknuri deputeti i PS
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raporti/ SHBA e shqetësuar se Izraeli po spiunon zyrtarë të lartë amerikanë

    June 6, 2026

    “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, ja si do të mbështeten bizneset shqiptare! Qeveria jep detajet e programit

    June 6, 2026

    Lufta me Iranin po shkakton një krizë të re

    June 6, 2026

    Qen robot të armatosur, Taivani kthen sytë nga teknologjia, mund të përdoren për patrullim

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.