Site icon Informohu siç duhet

11 Maji/ Rama: Larg qoftë të bëhen të gjithë socialistë, por vota te kutia nr.5

11 Maji/ Rama: Larg qoftë të bëhen të gjithë socialistë, por vota te kutia nr.5

Kryeministri Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama sot nga komunikimi me qytetarët në rubrikën “SY m’SY” ka kërkuar  votën e shqiptarëve për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se më 11 Maj duhet të krijohet një vetëdije përtej të majtës dhe të djathtës. Shefi i qeverisë ftoi të gjithë që më 11 maj të hedhin votën te PS, jo për t’u bërë socialistë, por për te krijuar  nje vetedije pertej te majtes dhe te djathtes.

“Krijimi i vetëdijes që më 11 maj duhet të krijojmë një bllok kompakt përtej të majtës dhe të djathtës, përtej dasive partiake, përtej tifozllëkut dhe rendies së fanellave të partive është një domosdoshmëri dhe duhet ta krijojmë këtë vetëdije. PS është vendi aty te kutia nr 5 për të hedhur votën, jo për tu bërë të gjithë socialiste (larg qoftë), por për të mbështetur fuqishëm negociatat, për të krijuar kushtet që edhe në 12 maj, ata 1 mijë vajza dhe djem, që punojnë për negociatat të vazhdojnë pa asnjë lloj lëkundje që vjen nga impakti i votës. PS gjendet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, si pikë referimi, sic gjendje PD në 1991 ku shumica dërrmuese ia dha votën. Në 11 maj duhet masivisht me votën tek kutia nr 5 të konfirmohet ndarja përfundimtare me historinë e të qenit të lënë pas dore, të lënë pas dere.”- tha Rama./Radar.al

Rama: Marta Kos përgëzoi Shqipërinë për marrjen e financimit në Planin e Ri të Rritjes

“S’janë socialist por…”, Rama: Ja pse të rinjtë e FRPD-së u bashkuan me PS

Exit mobile version