Site icon Informohu siç duhet

Kryeministri Edi Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takohet me nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama sërish në Bashkinë e Tiranës, takohet me nënkryetarët

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të rubrikës “SY m’SY” në rrjetet sociale ku komunikon me qytetarët dhe sot për të tretën ditë rradhazi ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka shkuar sërish në Bashkinë e Tiranë për t’u takuar me nënkryetarët.

Kujtojmë se kjo është hera e tretë që numri një i qeverisë shkon në Bashkinë e Kryeqytetit pas 10 Shkurtit, ditë në të cilën u arrestua edhe kryebashkiaku Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Pas arrestimit, kryebashkiaku Veliaj i kaloi firmën nënkryetares Anuela Ristani. Ndërkohë kreu i qeverisë ka deklaruar se nuk do ta shkarkojë nga detyra Erion Veliajn.

“Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, por nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë të jemi garantë të palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta”, tha Rama për BIRN./Radar.al

Rama rikthehet në Bashkinë e Tiranës

Exit mobile version