Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “10 mln euro projektet e para”/ Ministri Ervin Demo: Pesë bashki nisin procesin e Paketës së Maleve

    October 23, 2025
    “10 mln euro projektet e para"/ Ministri Ervin Demo: Pesë bashki nisin procesin e Paketës së Maleve

    TIRANË– Paketa e Maleve i hap një rrugë të re zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në zonat malore dhe të thella përmes. Nisma e qeverisë synon të kthejë territoret e braktisura në motorë të rinj të rritjes ekonomike, turizmit dhe agroturizmit në vend.

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë takimin me 61 kryetarët e bashkive nën praninë e Kryeministrit Edi Rama, theksoi se kjo paketë është një instrument konkret në duart e bashkive për të tërhequr investime miliona euroshe dhe për të krijuar qindra vende pune në territorin e tyre.

    “Ky nuk është thjesht një proces administrativ apo një sasi parash në ekonomi. Kjo është një nismë që krijon qindra vende pune, rigjallëron jetën sociale në zonat e thella dhe e kthen tokën e fjetur në një burim vlere për komunitetin,” – u shpreh ministri Demo

    Rezultatet e para janë tashmë të prekshme. Pesë bashkitë e para që kanë avancuar me procesin janë Tropoja, Elbasani, Përmeti, Skrapari dhe Belshi. Ato kanë hapur rrugën për investime konkrete në turizëm, bujqësi dhe ekonomi të gjelbër. Në këto bashki janë identifikuar dhjetëra projekte me potencial të lartë realizimi, me një vlerë totale investimesh që kalon 10 milionë euro.

    Pas miratimit nga qeveria, qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë për t’u njohur si posedues jo-pronarë të tokave në zonat prioritare dhe të kërkojnë leje zhvillimi.

    Investitorët që realizojnë projektet do të kenë të drejtën të blejnë pronën me vlerën simbolike prej 1 euro, ndërsa 500 investitorët e parë do të përfitojnë lehtësira të rëndësishme fiskale, përfshirë përjashtimin për 10 vjet nga taksat mbi pasurinë, TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat.

    “Rruga tashmë është e shtruar për të gjitha bashkitë. Me asistencën e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, çdo njësi vendore do të mund të ecë përpara me projekte që sjellin investime, punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm në territorin e saj,” – përfundoi ministri./Radar.al 

    Ervin Demo Paketa e maleve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bllokimi i rrugës së Aeroportit të Rinasit, policia procedon penalisht 19 persona. Sekuestrohen 2 automjete

    June 15, 2026

    Grabisnin makina në Greqi dhe u falsifikonin të dhënat, arrestohen 11 shqiptarë

    June 15, 2026

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.