Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Zyrtarë ukrainas drejt Brukselit dhe Miami për bisedime për paqe

    December 4, 2025

    BRUKSEL– Negociatorët ukrainas pritet të takohen sot me zyrtarë evropianë në Bruksel, dhe më pas me zyrtarë amerikanë në Florida.

    Takimet vijnë disa ditë pas një takimi pesorësh në Kremlin mes zyrtarëve të Uashingtonit dhe Moskës, ku presidenti rus, Vladimir Putin, i ritheksoi kushtet e tij të ashpra për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    Para takimeve të së enjtes, Putini përsëriti kërkesat e tij të kamotshme dhe gjithëpërfshirëse për sovranitetin dhe ushtrinë e Ukrainës, gjatë një interviste për India Today.

    “Ose ne i çlirojmë këto territore me forcë, ose trupat ukrainase largohen nga këto territore dhe i ndalin luftimet atje”, i tha Putini kanalit indian, në një intervistë të regjistruar paraprakisht dhe të publikuar një ditë para udhëtimit të tij në Indi.

    I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë Steve, Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, u takuan me Putinin dhe zyrtarë të tjerë të lartë në Kremlin më 2 dhjetor, në përpjekjet më të fundit për ta gjetur një marrëveshje që do t’i jepte fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska.

    Vizita e delegacionit amerikan ndodhi gati dy javë pasi një plan i hartuar nga Shtetet e Bashkura për paqe – i konsideruar si shumë i favorshëm për Rusinë – u publikua.

    Plani pasqyronte shumicën e kërkesave të pandryshueshme që Moska ia ka bërë Ukrainës qysh para nisjes së pushtimit të saj në shkurt të vitit 2022.

    Zyrtarët ukrainas dhe aleatët evropianë të Kievit janë munduar qysh prej atëherë ta gjejnë një alternativë të pranueshme. Zyrtarët ukrainas janë takuar gjithashtu me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

    Menjëherë pas takimit të 2 dhjetorit në Moskë, Yuri Ushakov, diplomat me përvojë dhe këshilltari kryesor i Putinit për politikën e jashtme, e përshkroi diskutimin si “konstruktiv”, por u tha mediave ruse se paqja nuk ishte as më pranë dhe as më larg.

    “Partnerët amerikanë konfirmuan gatishmërinë e tyre për t’i marrë parasysh vërejtjet tona dhe propozimet tona kyç”, tha Ushakov.

    Megjithatë, shtoi ai, “nuk është arritur ndonjë kompromis. Puna do të vazhdojë”.

    Witkoff, ndërkohë, nuk foli për mediat para se të largohej nga Moska.

    Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale më 3 dhjetor, Trump tha se Witkoff dhe Kushner i kishin thënë se dukej që Putini “do të donte të arrinte marrëveshje”.

    “Çfarë do që të dalë nga ai takim, nuk mund t’ju them”, tha Trump, pa dhënë hollësi të tjera.

    “Witkoff pati takim mjaft të mirë me Putinin. Do të shohim çfarë do të ndodhë”, tha ai.

    “Përshtypja e tyre ishte se [Putini] do të donte ta përfundonte luftën”, shtoi ai.

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se negociatori kryesor ukrainas, Rustem Umerov, dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Andriy Hnatov, do të takohen me këshilltarë evropianë të sigurisë kombëtare në Bruksel më 3 dhjetor dhe më pas do të udhëtonin drejt Floridës për më shumë bisedime me Witkoffin dhe Kushnerin./REL

    bisedimet per paqen Bruksel Miami Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spanja shpallet kampione e botës, Ferran Torres vendos finalen dramatike ndaj Argjentinës

    July 20, 2026

    Dua Lipa ndjek nga afër finalen e Botërorit 2026, artistja shqiptare mes të ftuarve VIP në “MetLife”

    July 19, 2026

    Ceremoni spektakolare në mbyllje të Botërorit, Robbie Williams, Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini ndezin skenën

    July 19, 2026

    Post Malone tërheq vëmendjen në finalen e Botërorit 2026, mesazhi në bluzë bëhet viral

    July 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.