Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se një vendim për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit do të ishte një “vetëvrasje” për Iranin, duke theksuar rëndësinë jetike të kësaj rruge për ekonominë iraniane.
“E gjithë ekonomia e tyre kalon përmes Ngushticës së Hormuzit. Pse do ta bënin këtë? Nuk mendoj se ka kuptim,” tha Vance, numri dy i administratës Trump, në një koment të fortë ndaj paralajmërimeve të fundit të Teheranit.
Parlamenti iranian, përmes Esmail Kosarit, anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, ka shprehur mbështetjen për mbylljen e Ngushticës si përgjigje ndaj sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane. Megjithatë, vendimi përfundimtar i takon Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare në Iran.

