Kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër Sali Berishën gjatë një takimi në Shkodër, ku komentoi deklaratat e tij se do të shkrijë SPAK-un. Rama e quajti këtë një premtim të pasër, duke theksuar se më 12 maj, Berisha do të dalë të bërtasë se “mi vodhën”.
Rama theksoi se vetëm Partia Socialiste është garancia për barazi para ligjit dhe se, nëse kjo barazi nuk garantuar, mund të kthehet në një “gur që nuk lëviz më”. Ai gjithashtu e cilësoi situatën e Shqipërisë si një vend që është ngatërruar më shumë nga shqiptarët sesa nga armiku, duke theksuar se armiqtë nuk e kanë ndihmuar në shpërbërjen e tij, por vetë shqiptarët e kanë bërë këtë duke u ngatërruar me njëri-tjetrin.
Përsa i përket të ardhmes së drejtësisë dhe procesit të integrimit në Bashkimin Europian, Rama deklaroi se barazia para ligjit është një mundësi reale dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i qeverisë së tij, si pjesë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Ai theksoi se, sa të jetë ai në krye, PS nuk do të bëjë asnjë hap pas në drejtësinë e vendit.
“Sa të jem unë këtu dhe PS, nuk ka për të pasur hap pas me drejtësinë. Kjo punë nuk i lihet në dorë atyre që do të zgjidhen për të qeverisur vitet e ardhshme, por duke e futur vendin në BE”, tha Rama.