Ish-presidenti Donald Trump ka reaguar sërish pas atentatit që ju bë në Pensilvani, ku ka falënderuar mbështetësit e tij për “mendimet dhe lutjet”.
“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të mbetemi elastik në besimin tonë dhe sfidues përballë ligësisë. Ne lutemi për shërimin e personave që u plagosën dhe do të kemi gjithmonë në zemër dhe kujtimet tona qytetarin që u vra në mënyrë të tmerrshme. Është më e rëndësishme se kurrë “që të qëndrojmë të bashkuar. Unë me të vërtetë e dua vendin tonë dhe ju dua të gjithëve dhe mezi pres të flas me Kombin tonë të Madh këtë javë nga Wisconsin.”- ka shkruar ish-presidenti.
Ish-presidenti Donald Trump, njëkohësisht kandidati për President të SHBA-ve u qëllua me armë zjarri gjatë një takimi elektoral në Pensilvani. U plagos në veshin e djathtë ndërkohë mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. 20-vjeçari, Thomas Matthew Crooks i dyshuar si autori i sulmit u vra.