Një ngjarje e papritur tronditi familjen e trajnerit të kombëtares shqiptare para një viti.
Vajza e Silvinjos pësoi një aksident tragjik para një viti dhe në lidhje me këtë ajo ka reaguar së fundmi falenderuese ndaj Zotit që i shpëtoi jetën.
Bëhet fjalë për një askident të ndodhur më 05/04/2024, ku disa borsa me ujë të ngrohtë i shpërthyen dhe ajo përfundoi këmbë të djegura dhe qëndroi në spital për 5 ditë me rrezik të madh për të nevojitur një transplant në këmbën e djathtë.
Gjatë reagimit të saj të bërë në rrjet ajo tregon se si fatmirësisht Zoti e ndihmoi dhe e shpëtoi nga e keqja.
Reagimi i plotë: 365 ditë më vonë, vazhdoj të jem dëshmi e gjallë se Zoti bën mrekulli.Më 05/04/2024, më digjën të dyja këmbët me ujë të nxehtë. Qëndrova e shtruar për 5 ditë, me rrezik shumë të lartë që të nevojitej një transplant në këmbën e djathtë, por Zoti nuk e deshi kështu.Një vit më vonë, jam plotësisht e shëruar dhe me gati asnjë shenjë.Zoti më dha një ekip të mrekullueshëm që më mbështeti në një nga momentet më të vështira të jetës sime. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo person që më vizitoi, më telefonoi, u shqetësua për mua dhe bëri gjithçka që të më nxirrte një buzëqeshje.Sot, jam e shëruar, e rinovuar dhe më e fortë se kurrë.MOS PËRDORNI BORSA ME UJË TË NGROHTË, ATO SHPËRTHYHEN.
View this post on Instagram