Site icon Informohu siç duhet

“Zjarrvënie nga pakujdesia”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit

TIRANË– Gjykata e shkallës së parë Tiranë ka caktuar masat e sigurisë për të ndaluarit pas zjarrit në pallatin 12 katësh të kompanisë “Arlis” pranë QSUT-së.

Bëhet me dije se katër të arrestuarit u lanë me masën “detyrim paraqitje”. Inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit “Big Market”, Razie Sula, si dhe administrator i pallatit Agron Cara, tashmë janë liruar nga burgu.

Policia e referoi dosjen me akuzën “shkelje e rregullave teknik të sigurimit në punë”, ndërsa prokuroria e kualifikoi veprën penale në gjykatë si “zjarrvënie nga pakujdesia”./Radar.al

Exit mobile version