Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Mesul të Pukës, në njësinë administrative Gjegjan, ku një kasolle është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas raportimeve, objekti përdorej si guzhinë verore dhe strehë për kafshë. Për fat të keq, nga zjarri janë djegur një lopë dhe dy dhi që ndodheshin brenda kasolles. Pjesa e objektit që shërbente për gatim është shkatërruar plotësisht.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, ndërsa vlerësimi i dëmeve materiale vijon.