Zjarri në masivin pyjor të Drenovës në Mallakastër është riaktivizuar, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë dhe duke kërcënuar një nënstacion elektrik pranë zonës.
Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve zjarrfikëse, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është bërë e pamundur për shkak të terrenit të thyer. Forcat në terren po punojnë me mjete rrethanore, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi të ndihmuara nga era e fortë.
Prioritet mbetet mbrojtja e nënstacionit dhe shmangia e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Autoritetet po ndjekin nga afër situatën, ndërsa rreziku për zonat përreth mbetet i lartë.
Ask ChatGPT


