Fshati Lefterhor në Delvinë po përballet me situatë alarmante, pasi zjarri ka shkrumbuar edhe kishën lokale dhe disa banesa. Megjithëse disa vatra janë shuar, banorët i frikësohen rindezjes së flakëve që mund të zbresin sërish nga mali drejt fshatit.
Përveç dëmeve në ndërtesa, zjarri ka shkrumbuar edhe disa koshere bletësh, duke bërë që bletët të “pushtojnë” rrugët e fshatit dhe të rrezikojnë banorët.
Aktualisht, banorët po përpiqen të neutralizojnë flakët vetë, pasi sipas tyre nuk ka zjarrfikës në terren. Një tjetër banesë është përfshirë nga zjarri në këto momente, duke shtuar tensionin dhe frikën në komunitet.


