Një zjarr i fuqishëm ka rënë mbrëmjen e së mërkurës në garazhin e një pallati në zonën e Spitallës, Durrës, pranë ish-zdrukthëtarisë. Flakët u përhapën me shpejtësi duke shkaktuar panik mes banorëve, të cilët u evakuuan menjëherë nga autoritetet.
Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë duke vendosur nën kontroll flakët dhe duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në godinë. Është vendosur një perimetër sigurie përreth zonës së prekur, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Sipas pronarit të garazhit, Zija Zeqiri, ambienti nuk ishte përdorur prej tre muajsh, çka e bën të paqartë shkakun e zjarrit. Hetimet janë në vijim për të përcaktuar origjinën e flakëve dhe për të vlerësuar dëmet materiale.


