Një banesë në fshatin Sallonjas të Kolonjës është përfshirë nga flakët paraditen e sotme, duke vënë në rrezik jetën e një të moshuari 80-vjeçar që jetonte vetëm.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, i moshuari u nxor nga banesa dhe u transportua menjëherë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht djegieve të marra.
Zjarri përfshiu të gjithë godinën, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Aktualisht, në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe ekspertët e zjarrfikëses, të cilët po hetojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.