Zjarri i madh në masivin pyjor të Drenovës nuk është neutralizuar ende, pavarësisht ndërhyrjes së forcave nga ajri me helikopterë.
Në terren po punojnë intensivisht 25 forca zjarrfikëse dhe 20 ekipe bashkiake, të armatosura me mjete rrethanore, për të ndaluar përhapjen e flakëve. Megjithatë, tre automjete zjarrfikëse nuk mund të operojnë në zonë për shkak të terrenit të vështirë dhe të thyer kodrinor.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se, edhe pse intensiteti i zjarrit është reduktuar disi, situata mbetet shqetësuese, ndërsa flakët vazhdojnë të shkrumbojnë qindra pemë.


