TIRANË– Nga këqyrja e kamerave të sigurisë fëmijët shfaqet duke hedhur mbeturina në një karrocë, e cila konsiderohet edhe si vatra fillestare e zjarrit, nga ku më pas shpërthyen flaket që dogjën pallatin shumëkatësh.
Mësohet se të miturit e identifikuar janë banorë të kompleksit dhe pyetja e tyre është kryer në prani të psikologëve dhe prindërve.
Sipas burimeve bëhet me dije se ata kanë treguar se nuk bënë asgjë me paramendim dhe se kishin parë një vazo të djegshme dhe pranë saj mbeturinat ishin në karrocën që gjendej afër një kondicioneri.
Ndërkohë burimet bëjnë me dije se prokurori i çështjes ka urdhëruar policinë qe të kryejë veprime të tjera në vendngjarje po ashtu të merren në pyetje edhe disa shtetas të tjerë.
Burimet bëjnë me dije se ende nuk ka përfunduar aktekspetimi shkencor, ndërsa nga referimi i policisë qe kishte arrestuar 4 shtetasit Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna ata dyshohen se shkelën rregullat për mbrojtjen nga zjarri. Për 4 të dyshuarit në gjykatën penale u vendos detyrim paraqitje./Radar.al

