Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me ngjarjen e ndodhur para pak çastesh në Tiranë, ku në zonën e Astirit u përfshi nga flakët një pallat.
Ngjarja mësohet të ketë nddohur pasi gabina e transformatorit u përfshi nga flakët.
Burimet policore bëjnë me dije se po vijon evakuimi i banorëve të pallatit dhe zjarrëfikësja ka mundësuar shuarjen e zjarrit.
Mirëpo në një video të siguruar nga burimet, në të cilën shfaqen pamje nga vendngjarja, dëgjohet zëri i një qytetareje e cila mundohet të qetësojë fëmijën e saj i cili mendohet të ketë ngecur në banesë për shkak të zjarrit.
Më tej thuhet se po vijojnë hetimet për përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.