Zjarri në Majën e Zezë, brenda Parkut Natyror Munellë, është vendosur nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjësit e njësisë administrative dhe banorët lokalë.
Falë punës së përbashkët dhe bashkëpunimit të ngushtë, flakët janë izoluar dhe nuk paraqitet rrezik për përhapje të mëtejshme.
Aktualisht, ekipet janë duke punuar për shuarjen e trungjeve të pemëve dhe barishteve të mbetura, me qëllim të parandalimit të ndonjë zjarri të ri në pjesë të tjera të parkut.
Radar.al


