FRASHTAN– Policia e Qarkut të Gjirokastrës ka bërë të mundur arrestimin e 39-vjeçarit, Manol Kokollit nga fshati, Frashtan, për vendosjen e zjarrit ditën e djeshme.
Sikurse njofton edhe policia si rezultat i punës në kohë rekord, 39-vjeçari u vu në pranga në banesën e tij duke vënë para pergjegjësisë ligjore.
Kujtojmë se nga zjarri pasditen e së hënës u dogjën disa hektarë me kullota si dhe u rrezikua djegia e disa banesa në këtë fshat. Pasditen e djeshme lidhur me këtë rast reagoi edhe Ministri i Brendshëm, Taulant Balla duke thënë se shërbimet zjarrfikëse punojnë për fikjen e zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Dropull, Gjirokastër
Policia identifikon dhe arreston autorin e zjarrvënies në pyjet e fshatit Frashtan.
Prej mesditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë mbajtur në kontroll perimetrin ku janë përhapur flakët.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, të asistuar nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera menjëherë pas njoftimit se në pyjet e fshatit Frashtan, në vendin e quajtur “Papasima”, kishte rënë zjarr, Policia e Gjirokastrës ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit M. K., 39 vjeç, banues në fshatin Frashtan, Dropull.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje dhe paligjshmërie në tërësi, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm./Radar.al