Marina e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy persona janë plagosur pas një zjarri që shpërtheu në aeroplanmbajtësen USS Gerald R. Ford. Incidenti ndodhi në zonën e lavanderisë së anijes dhe u kontrollua shpejt nga ekuipazhi.
Dy marinarët e lënduar po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre raportohet e qëndrueshme. Autoritetet theksuan se zjarri nuk ka lidhje me konfliktin në Iran.
“Nuk pati dëme në dhomën e motorëve të shtytjes së anijes, e cila mbetet plotësisht funksionale”, thuhet në deklaratën zyrtare të marinës.
Aeroplanmbajtësja, e vendosur aktualisht në Deti i Kuq, po merr pjesë në operacione ushtarake në rajon dhe konsiderohet ndër anijet më moderne të flotës amerikane.

