THETH– Flakët kanë përfshirë një restorant në Theth duke e djegur totalisht atë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë, ndërsa bëhet me dije se nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale.
Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së banorëve të zones. Momentalisht nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me djegien e restoranit në fshatin turistik të vënë prej disa ditësh në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të një aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje dhe protestave të banorëve./Radar.al






Djegia e restorantit në Theth/ Pronarja: Shkak nuk është energjia, ia lë në dorë drejtësisë


