KONISPOL– Shqipëria nuk gjen qetësi nga zjarret në këto ditë të nxehta Korriku. Në vendin e quajtur Ftelë, në Konispol mësohet se një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre.
Të paktën 5 efektivë dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për shuarjen e zjarrit, por terreni i vështirë malor jua ka vështirësuar punën zjarrfikëseve, teksa lëvizja e tyre është kryer me skaf.
Ndërkohë aktualisht zjarri vijon të jetë ende aktiv.
Të shumta kanë qenë rastet gjatë kësaj jave me zjarret në zona të ndryshme në jug të vendit, si në Radhimë, qafën e Llogarasë si dhe në disa qytete të tjera./Radar.al