Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 12 vatra në total, 4 janë aktive

    August 26, 2025
    Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 12 vatra zjarri në total, 4 janë aktive

    12 vatra zjarri janë në total janë raportuar që prej orës 09:00 deri në orën 19:30 të ditës së sotme në të gjithë vendin. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nga 12 vatra zjarri, 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim.

    Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore. Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.

    Ditën e djeshme rreth orës 16:30, në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Ditën e sotme vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura. Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha. Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.

    Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vashdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.

    Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

    Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:
    1.      Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë
    2.      Në rrugën “Bilal Troksi”, zona “Fushë Farkë”, njësia administrative Dajt, bashkia Tiranë
    3.      Në fshatin Stajke, njësia administrative Bushat, bashkia Vau – Dejës
    4.      Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër
    5.      Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier
    6.      Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë
    7.      Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër
    8.      Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër
    12 vatra zjarri në total 4 janë aktive Ministria e Mbrojtjes bën bilancin Zjarret në vend
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Dorëzohu, babi të do shumë”, babai i Altin Ndocit i bën thirrje publike të birit në arrati

    January 14, 2026

    “Kur e arrestuan jetova me frikë”/ Babai i Altin Ndocit flet pas arratisjes: Nuk i kemi borxh askujt, kërkoj vetëm djalin tim

    January 14, 2026

    Chiara Ferragni shpallet e pafajshme në çështjen “Pandorogate”, por skandali lë pasoja të rënda

    January 14, 2026

    Shtëpia e Bardhë u paraqet banorëve të Groenlandës një zgjedhje simbolike: SHBA apo Rusi/Kinë

    January 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Do të heqin qafe një barrë të madhe”/ Pas 13 Janarit, 3 shenja të zodiakut i presin ditët pozitive

    Parashikimi i horoskopit 14 Janar, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju, horoskopi 13 Janar 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.