Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Më heq trurin, vdes për brekët”/ I kërkoi favore se*suale një gruaje, arrestohet mjeku i Qendrës Shëndetësore

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e fundit janë raportuar 20 vatra

    July 16, 2025

    TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku nga 20 vatra të raportuara tre prej tyre janë aktive.

    Bëhet me dije se këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Mallakastër, Fier, Kavajë, Vorë, Vau i Dejës, Shkodër, Malësi e Madhe, Has, Krujë, Vlorë, Selenicë, Gjirokastër e Përmet.

    Aktualisht mbeten aktive vatrat:

    Qarku Dibër-Ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë.

    Qarku Shkodër-Në vendin e quajtur “Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarri në një sipërfaqe me lis dhe shkurre. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri është rreth 5 ha.

    Qarku Gjirokastër-Në vendin e quajtur Grohot, ku bëhet grumbullimi i mbeturinave të bashkisë Gjirokastër, prej ditës së djeshme ka një vatër zjarr. Në terren për shuarjen e zjarrit ndodhet grupi i shërbimit me një mjet zjarrfikës.

    NË MONITORIM:

    Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë. Ditën e sotme zona ku është zhvilluar zjarri është e fjetur dhe me pak tym që vjen brendësia e vatrës. Aktualisht në terren zjarri po monitorohet nga 4 forca të AdZM dhe 5 forca bashkiake për shuarjen e vatrës së zjarrit.

    Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur më shumë se 150 hektarë sipërfaqe dhe mbi 1000 rrënjë ullinj.

    Në një rast, zjarri është konstatuar në një banesë, në lagjen ” 15 Tetori”, Fier dhe në një rast tjetër në një autobus, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, pranë tunelit te Skërficës, bashkia Gjirokastër. Në të dy rastet janë regjistruar dëme materiale.

    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 346 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së djeshme morën pjesë edhe Forcat e Armatosura me 130 efektivë.

    Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje tё dobëta në qarqet Kukës dhe Elbasan, ndërsa në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje të lokalizuara.

    Sa i përket zjarreve në pyje, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Fier, Berat, dhe Gjirokastër, nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera. Strukturat e Mbrojtjes Civile janë të gjitha të angazhuara, për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në rast nevoje. Ftojmë qytetarët të bëjnë kujdes, duke shmangur ndezjen e zjarreve në mjedise të hapura dhe të raportojnë menjëherë pranë shërbimeve zjarrfikëse çdo vatër që konstatojnë./Radar.al

    Zjarret në vend
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Më heq trurin, vdes për brekët”/ I kërkoi favore se*suale një gruaje, arrestohet mjeku i Qendrës Shëndetësore

    November 6, 2025

    Opozita bashkon votat me maxhorancën, me 105 vota pro miratohet Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore

    November 6, 2025

    E papritur/ Një burrë rrëzohet gjatë konferencës për shtyp të Trump në Zyrën Ovale

    November 6, 2025

    E FUNDIT/ Kuvendi miraton projektligjin për Barazinë Gjinore: 77 vota pro, 36 kundër

    November 6, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën tuaj në çift, parashikimi i horoskopit 5 Nëntor

    Vështirësitë në çift do jenë të shumta/ Parashikimi i horoskopit 4 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.