Dy vatra zjarri janë shfaqur sot në masivin pyjor pranë fshatit Velë, në Mirditë, duke rrezikuar përhapje të mëtejshme për shkak të erës së fortë dhe dendësisë së pyllit.
Në terren ndodhen forcat e bashkisë Mirditë, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës që kanë mundësi të ofrojnë ndihmë për përballimin e situatës.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa përpjekjet për shuarjen e tij vijojnë.
Radar.al


