Një situatë alarmante ka përfshirë Gramshin, ku autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e banorëve në tre fshatra, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy vatrave të mëdha zjarri që po përhapen me shpejtësi që prej mëngjesit.
Në terren janë angazhuar 80 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët po mbështesin forcat vendore në përpjekjet për të izoluar flakët. Pavarësisht punës së pandërprerë, rreziku për banesat dhe jetën e banorëve mbetet i lartë.
Autoritetet njoftojnë se në orët në vijim do të nisë ndërhyrja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur një katastrofë të mundshme.
Radar.al

