Një vatër zjarri ka përfshirë një kodër pranë fshatit Drashovicë në Bashkinë e Selenicës, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit, ndërsa flakët rrezikojnë edhe një stan që ndodhet pranë zonës së prekur.
Ndërkohë, një tjetër vatër është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Dukat, duke rritur shqetësimin për përhapjen e zjarreve në jug të vendit.


