Një vatër zjarri ka përfshirë këtë mbrëmje zonën e Selitës në Tiranë, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Era e fortë dhe temperaturat e larta po e favorizojnë përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për shuarjen e tyre.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë aktive rreth 30 vatra zjarri, me situatën më problematike të përqendruar në jug të Shqipërisë.


