Një zjarr ka rrezikuar një pallat 12-katësh në zonën e shëtitores së palmave në Lushnje, një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet të jenë shkaktuar nga djegia e përcjellësit të një kondicioneri.
Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të pallatit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes.


