Site icon Informohu siç duhet

Zjarr në një apartament, zjarrfikësit luftë me flakët, shkak…

Një zjarr ka përfshirë një apartament në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, teksa forcat zjarrfikëse po luftojnë për shuarjen e flakëve.

Për arsye sigurie, energjia elektrike në zonë është ndërprerë përkohësisht, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi për të vënë situatën nën kontroll. Hetimet për shkaqet e plota të incidentit vijojnë. Paraprakisht dyshohet se shkëndijat kanë ardhur nga kondicioneri.

Informacion paraprak

Në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 shtatori”, dyshohet për shkak të një shkëndie elektrike ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R.K.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe po kryejnë evakuimin e banorëve të pallatit.

Shërbimet zjarrfikëses po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Deri tani nuk ka asnjë shtetas të lënduar apo me probleme nga tymi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Exit mobile version