Mesditën e sotme rreth orës 12:30 në fshatin Madhesh në pyjet ka rënë zjarr.
Shërbimet e zjarrfikëses, policisë dhe një helikopter janë angazhuar për fikjen e zjarreve.
Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe kapjen e autorit ose autorëve të zjarreve.
Gjithashtu raste të tilla kanë qenë të shpeshta në këtë sezon veror, duke djegur sipërfaqe të mëdha toke.
Edhe pse shpesh është paralajmëruar nga policia se do të merren masa për personat që vendosin zjarr qëllimisht, duket se nuk ka funksionuar.